Toger Albert Asllani shpallet oficeri më i mirë ndërkombëtarë në SHBA
Oficeri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, togeri Albert Asllani u nderua me çmimin “Colonel Alan C. Dexter, OBE, Award”.

“Këtë çmim e marrin studentët e dalluar të cilët tregojnë arritje të larta akademike si dhe profesionalizëm dhe lidership gjatë studimeve.

Çmimi “Colonel Alan C. Dexter, OBE, Award” për Toger Albert Asllanin është edhe një dëshmi se Forca e Sigurisë së Kosovës është në rrugë të duhur sa i përket ngritjes profesionale të pjesëtarëve të saj, dhe se ky kualitet profesional është duke u dëshmuar edhe jashtë vendit si në: shkollime, trajnime, operacione, përfshirë këto edhe në akademitë më prestigjioze në botë”, thuhet në njoftim.

Toger Albert Asllani pas kthimit nga SHBA-të do të vazhdojë shërbimin në Komandën e Forcave Tokësore (KFT) duke bartur përvojat e tij të fituara në këtë trajnim specialistik në të mirë të avancimit dhe ngritjes profesionale të FSK-së.

Në këtë trajnim kanë marr pjesë oficerë nga shumë vende të botës. Ky është trajnim special për përgatitjen e oficerëve (Kapiten) të karrierës. /albeu.com/
Shtuar më 07/02/2018, ora 16:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori