Todoriç: Nëse serbët bashkohen, forcë e dytë politike
Përfaqësuesit e partive politike serbe në Kosovë, filluan dje fushatën zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 12 dhjetorit, megjithëse Beogradi i ka porositur që të braktisin këtë proces. Në zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë marrin pjesë 29 subjekte politike, 8 prej të cilave janë serbe. Në listat zgjedhore serbe gjenden mbi 200 kandidatë, ndër të cilët 82 janë femra.

Rada Trajkoviç është kryesuesja e listës më të madhe serbe, e cila ka gjithsej 56 kandidatë. Kushtetuta e Republikës së Kosovës i garanton komunitetit serb 10 vende në Kuvend, nga 120 që ka gjithsej.

“Serbët mund të bëhen partia e dytë politike për nga fuqia, dhe teorikisht do të mund të kishin edhe presidentin e Kosovës, në rast se do të bashkoheshin dhe në rast se në zgjedhje do të votonin edhe të zhvendosurit. Rezultati definitiv do të ishte arritja e një pushteti të rëndësishëm”, vlerëson Vladimir Todoriç, themeluesi i Qendrës për politikë të re dhe anëtari i Këshillit për politikë të jashtme të Ministrisë së Jashtme Serbe.
Shtuar më 02/12/2010, ora 12:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori