Tmerri që ndodhte në ish-Jugosllavi: U shitën 10 mijë fëmijë
Pëlqej
Shifra tronditëse dalin në pah, lidhur me një krim masiv të padënuar që ka ndodhur në kohën që ekzistonte Jugosllavia.

Në tërë territorin e shtetit të dikurshëm, janë shitur dhjetë mijë fëmijë për 40 vite.

Kryetari i shoqatës serbe "Familjarët e fëmijëve të zhdukur", Vladimir Cicareviç ka thënë se në trafikimin e fëmijëve janë përfshirë doktorë, mami, policia dhe deri edhe pastruesit, si një krim i organizuar shtetëror që kurrë nuk është dënuar.

Ndërsa, lidhur me fenomenin, edhe sot e kësaj dite ka pasoja.

“Gjithe jetën e kam vëne re që diçka nuk është në rregull dhe se nuk u përkas atyre. Në familjen time daneze, familjarët të gjithë janë biond, ashtu i kanë edhe sytë dhe flokët, ndërsa unë jam zeshkan. Dhe pastaj, nëna daneze më ka treguar dhe pranuar atë që prej meje e kishin fshehur. Më kishin blerë për 20 mijë marka nga Qendra për Punë Sociale dhe prindërit e mi të vërtetë janë serbë”, janë fjalët e Anders Olsen, i cili ka lindur para 44-vitesh në Jugosllavinë e dikurshme dhe ka patur emrin serb, Sexhan Milinkoviç, raporton Express.

Vetëm në Serbi, në 40 vjet janë "vjedhur' rreth 10.000 fëmijë që janë shitur me një çmim që varion nga 15.000 deri në 45.000 marka. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 10:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori