Tmerr në Drenas, treni godet për vdekje një vajzë
Pëlqej
UPDATE - Ngjarja tragjike e cila ndodhi sot në orën 10:20 në Drenas ku treni goditi dy vajza, njëra 11 dhe tjetra 13 vjeçare, i ka lënë të dyja të vdekura.

Ndersa në vendin e ngjarjes kishte vdekur vetëm njëra vajzë dhe tjetra ishte lënduar rëndë, pasi është dërguar në shtypin e shëndetit në Gllogovc, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë edhe vajza tjetër.

11:06 - Një tren që po qarkullonte nga Drenasi për në Prishtinë ka goditur për vdekje një vajzë, ndërsa ka plagosur rëndë një vajzë tjetër.

Mësohet se bëhet fjalë për dy vajza të mitura, raporton Express.

Sipas dëshmitarëve njëra nga të aksidentuarat ka ndërruar jetë, derisa tjetra është në gjendje të rendë.

Dëshmitarët kanë thënë se vajzat janë goditur të stacioni i Drenasit derisa po kalonin shinat./albeu.com/
Shtuar më 19/08/2014, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori