Kontrata me Milan drejt përfundimit, Real Madrid vlerëson rikthimin e Brahim Diaz

Tashmë në sezonin e tij të tretë te Milan, fantazisti spanjoll Brahim Diaz është drejt fundit të periudhës së tij të huazimit te “kuqezinjtë” dhe e ardhmja e lojtarit akoma nuk është vendosur.

Sipas spanjolles “AS”, në kontratën e 23-vjeçarit nuk ka asnjë klauzolë blerjeje, fakt i cili përkthehet në një kthim të mundshëm të lojtarit te Real Madrid, të cilët e vlerësojnë me nota pozitive paraqitjen e lojtarit gjatë 3-vjeçarit të huazimit në Milano.

Pas këtyre tre sezoneve në huazim te Milani, Brahimi do të rikthehet te Real Madrid, ku ka kontratë deri në vitin 2025. Megjithatë ende ka të panjohura për të ardhmen e tij dhe kjo nuk varet vetëm nga performanca e tij, edhe nëse kjo është ajo që peshon më shumë.

Nëse në San Siro ai ka De Ketelaere si rival në garën për një fanellë titullari, në Madrid lista e konkurrentëve për të kapërcyer është shumë e gjatë nga Vinicius te Rodrygo, nga Valverde te Asensio dhe Hazard. Nëse një nga dy të fundit, megjithatë, do të largohej nga Reali (kontrata e Asensio skadon, Hazard gjen pak hapësirë) dyert e qëndrimit në Madrid mund të hapen edhe për Diaz. /albeu.com


Shtuar 26.12.2022 15:29