Tjetër shpërthim në veri
Njëtjetër shpërthim është regjistrua mbrëmë në pjesën veriore të Mitrovicës. Sipas policisë shpërthimi ka ndodhur në shtëpinë e një shqiptari në Lagjen e Rrokaqiejve.

Lajmin e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë Besim Hoti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës.

“Fatmirësisht nuk është raportuar për të lënduar në njerëz, me gjithë faktin se në kohën e shpërthimit, ankuesja ka qenë së bashku me familjarët e saj brenda shtëpisë”, ka thënë Hoti. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2013, ora 09:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori