Tjetër rast i mashtrimit me punësim në Gjermani
Pëlqej
Brenda pak kohësh një tjetër rast i mashtrimit me dokumenta gjermane është shënuar në Kosovë. Policia ka bërë të ditur se ditën e kaluar është arrestuar një shtetas i Kosovës me dyshimin se ka mashtruar qytetarët për rregullimin e dokumentacionit për punësimGjermani, shkruan albeu.com.

"Prishtinë, më 04.09.2017 është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti ka mashtruar disa qytetarë duke ju marrë shuma të konsiderueshme të parave për rregullimin e dokumentacionit për punësimGjermani. Si viktima janë identifikuar dy meshkuj dhe dy femra K/Shqiptare. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje." thuhet në komunikatën e Policisë të Kosovës.

Ndërkaq para pak kohësh një rast i ngjashëm është shënuar në Komunën e Prizrenit/albeu.com/
Shtuar më 05/09/2017, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori