Tjetër ditë e bardhë për Kosovën, asnjë viktimë nga koronavirusi
Gjatë 24 orëve të fundit nga 580 mostra të marra në Kosovë, kanë rezultuar pozitive vetëm 46 raste dhe fatmirësisht asnjë viktimë.

Numri total i rasteve pozitive shkon në 15.620 raste nga 67.874 persona të dyshimtë dhe 625 viktima.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 62 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13.554 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.441.

Rastet pozitive janë nga komuna Gjilan 6 raste, komuna Podujevë 6 raste, komuna Pejë 5 raste, komuna Prishtinë 5 raste, komuna Fushë Kosovë 4 raste, komuna Deçan 3 raste, komuna Istog 3 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Ferizaj 2 raste, komuna Gjakovë 2 raste, komuna Obiliq 2 raste, komuna Shtime 2 raste dhe me nga një rast Dragash, Malishevë, Prizren dhe Viti.

Shtuar më 30/09/2020, ora 15:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori