Tjetër aksident në Kosovë, vetura e KFOR’it përmbyset në autostadrën Arbën Xhaferri
Aksidenti i tretë me radhë ka ndodhur në autstradën Arbën Xhaferi, më saktësisht në fshatin Babushë të Lipjanit.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Prishtinës, Bajram Krasniqi, ka thënë se në aksident janë përfshirë një veturë e KFOR’it dhe një punëtorë në autostrafë.

Në ora 15:10, në autostradën ,A.Xhaferi”, diku në km e 11 nga fshati Babush në drejtim të Lipianit, ka ndodh një aksident trafiku. Të përfshirë janë një automjet i KFOR-it dhe një këmbësor (punëtor i kompanisë që mirëmban autostradën”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka treguar se lëndime ka pësuar këmbësori i cili është dërguar në QKUK. Policia dhe KFOR-i po e shikojnë vendngjarjen. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 18:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori