EMRI/Kontrabanda e ilaçeve, arrestohet dhe adminitratori i “FarmaNet”

Në kuadër të operacionit “Përfitimi” është prangosur edhe një shtetas tjetër i shpallur në kërkim më parë.

Bëhet fjalë për arrestimin e shtetasit me iniciale Sokol Topciu, 57 vjeç i cili ishte administrator i “FarmaNet”

Kujtojmë se ai së bashku 6 shtetas të tjerë dhe të tjerë persona të pa zbardhur, akuzohen se shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të operacionit policor të koduar “Përfitimi”, finalizuar me datë 08.10.2021, nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 6 shtetas, ka vijuar puna me hetime të thelluara, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Në vijim të operacionit, nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe sherbimet e Komisariatit të Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit S. T, 57 vjeç, administrator i një rrjeti farmaceutik.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasit e tjerë të arrestuar, shisnin medikamente të dyshuara kontrabandë.

Vijon puna për evidentimin dhe arrestimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet të kundërligjshëm.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Prodhimi dhe tregtimi i barnave dhe i paisjeve mjekësore të falsifikuara ose të rrezikshme për shëndetin” dhe “Tregtim dhe transportim i mallrave kontrabandë”./albeu.com