Renato Sanches gjithnjë e më afër PSG-së, portugezi në Paris për të negociuar pagën

Renato Sanches ishte shumë pranë kalimit te Milan, por PSG ndërhyri duke i ndryshuar udhën mesfushorit portugez.

Ai tashmë është gjithnjë e më pranë PSG-së. Sipas “Footmercato”, Sanches ndërpreu herët pushimet e tij për të shkuar në Paris dhe për të negociuar nënshkrimin e tij me klubin kampion të Ligue 1.

Ndërkohë, PSG vazhdon negociatat me Lille për kartonin e tij, por rruga tashmë duket se është në të duhurën dhe shumë pranë mbylljes së marrëveshjes./ h.ll/albeu.com


Shtuar 30.06.2022 15:22