“Ne populli i
Ukrainës jemi liridashës si ju
shqiptarët. Prandaj na kanë përcjellur histori të ngjashme. Ishim halë në sy të diktaturave dhe
regjimeve, ne nga rusët, ju nga serbët. Sot jetojmë në liri falë Zotit dhe ndërkombëtarëve që mendojnë ndryshe nga rusët dhe serbët.. ” ka thëne liderja e
Ukrainës Yulia
Tymoshenko në Gjenevë.
Forumi Crans-Montana ka mbajtur punimet në Gjenevë në datat 24-27 Tetor 2018.
E pranishme ishte edhe kryeministrja ukrainase Yulia
Tymoshenko, një ndër kandidatet kryesore për t’u zgjedhur presidente e këtij vendi.
Fillimisht Timochenko ka falënderuar Shqipërinë dhe Kosovën si dhe vet
shqiptarët në Ukrainë që e mbështetën, mbrojtën Ukrainën nga terrorizmi rus.
“Falënderoj
shqiptarët nga zemra që ishin pjesëmarrës në protestat masive në Kiev kudër diktatorit pro-rus Yaunkovich. Thashë se kemi histori të përbashkëta me kosovarët, sepse edhe ne ishim në burgjet e Kievit në regjimin e diktaturës, po trajtoheshim si
shqiptarët në burgjet serbe dikur në Prishtinë. Unë vetë jam dëshmitare, sepse isha viktimë e diktaturës ruse që zgjati dorën dhe cizmen edhe në Ukrainë” ka thënë
Tymoshenko për “Presheva jonë”.
“Neve ukrainasve na përcolli një histori e përbashkët me popullin e Kosovës, ishim të shtypur dhe viktimë e
regjimeve dhe diktaturave”, ka thënë ajo.
Timochenko qe dënuar me burg për disa vite në tetorin e vitit 2011.
“Falënderoj nga zemra Sali Berishën dhe gjithë
shqiptarët që ishin të angazhuar në lirimin tim nga burgu”, ka deklaruar më tej ajo.
Timoshenko duke folur për të kaluarën e saj të vështirë dhe të popuillit të
Ukrainës, ka falënderuar komunitetin ndërkombëtar për lirimin nga burgu, duke thënë se “ai i tha stop
regjimeve diktatoriale, siç pati sukses në Kosovë”.
Tymoshenko njoftoi se ajo do të kandidojë për zgjedhjet presidenciale që mbahen në vitin e ardhshëm.
“Unë do të jem kandidate për presidencën e
Ukrainës”, ka thënë ajo në një mesazh të postuar në faqen e saj zyrtare.
Shtuar më 28/10/2018,
ora 09:19