Timoni i shtetit në duar të Kushtetueses!
Pas rastitish-presidentit Fatmir Sejdiu dhe rastitish-presidentit Pacolli, që dha ndërhyrjen amerikane për kapërcimin e “ngërçit politik” të krijuar, Gjykata Kushtetuese ka në dorë një rast të tretë në të cilin kërkohet vendimi i saj që nuk mund të diskutohet nga askush.

Tribuna shkruan sot se këtë radhë nuk ka të bëjë me pozitë të presidentit por është një çështje më e ndërlikuar. Veprimi i tri partive opozitare të cilat nënshkruan marrëveshje për të qeverisur ka futur në paqartësi kushtetuese vendin, gjë që ka detyruar të parën e shtetit Atifete Jahjaga, të kërkojë “ndihmë” nga Kushtetuesja. Ajo i është drejtuar institucionit që është i thirrur të bëjë interpretimin e Kushtetutës nga i cili ka kërkuar të sqarojë kompetencat e saj në disa nene të caktuara që kanë të bëjnë me mandatarin e Qeverisë së ardhshme. /albeu.com/
Shtuar më 21/06/2014, ora 10:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori