Tim Judah: Ndryshimi i kufijve vdiq në Berlin
Albeu.com
Publicisti dhe njohësi britanik i rajonit, Tim Judah ka folur për zbrapsjen e idesë te korrigjimit dhe të shkëmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një intervistë të dhënë për TV N1, analisti theksoi fakti se kjo ide nuk është më në tryezën e diskutimeve, sepse beson fort se ajo u ndalua përfundimisht në Samitin e Berlinit mbajtur pak ditë më parë nga Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

“Kjo nuk do të thotë se tema e ndryshimit të kufijve nuk do të rikthehet një ditë, sepse ajo është përmendur përgjatë 30 viteve të kaluara. Por, mendoj se aktualisht ajo është stopuar”-theksoi ai.
Ai shton se një shkëmbim i mundshëm territoresh do të kishte pasoja për të gjithë rajonin e Ballkanit.

Mendoj se nuk ia vlen të preken kufijtë, sepse ky është një rrezik i madh. Dhe, aktualisht kjo më nuk është në opsion”,-shtoi ai.
Shtuar më 14/05/2019, ora 08:46
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori