Kukësi nuk ndalet në merkato, zyrtarizon Bruno Telushin

Nga ushtar i Partizanit, në ushtar i Kukësit. Bruno Telushi është zyrtarisht futbollist i klubit verilindor. Mesfushori 29-vjeçar ka firmosur sot me skuadrën nënkampione të Shqipërisë kontratë dyvjeçare.

Telushi ka kryer vizitat mjekësore dhe më pas ka firmosur kontratën, duke u vënë menjëherë nën urdhrat e Skënder Gegës.

Mesfushori vlonjat ka udhëtuar sot drejt Tropojës, ku do të bashkohet me ekipin për të nisur përgatitjet për ndeshjen ndaj Slavia Sofias.

Vetëm pak ditë më parë, Telushi nëpërmjet një letre publike shpalli divorcin me Partizanin, duke ua hedhur “fajin” drejtuesve të kuq që nuk i propozuar një kontratë të re.


Shtuar 12.08.2020 15:23