“Thirrjet e Nënave”: Nuk marrim pjesë në protesta
Aktet e fundit të dhunës së shfaqur në protestën kundër ministrit Jabllanoviç kanë qenë akte të tmerrshme dhe të dhimbshme për nënat të cilat humbën familjarët e tyre gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Nystrete Kumnova nga shoqata “Thirrjet e Nënave”, në një prononcim për Indeksonline ka thënë se aktet e dhunës që janë parë të martën në sheshin e Prishtinës i ngjanin viteve të luftës.

“Ajo ka qenë një protestë e tmerrshme e dhimbshme. Ne këtë dhunë e kemi përjetua gjatë luftës. Na i kanë rreh fëmijët. Po tash fëmijët tan me e rreh Policinë e Kosovës e këta të fundit me i rreh fëmijët tanë kjo është e tmerrshme”, ka thënë Kumnova.

Ajo përsëriti se Shoqata “Thirrjet e Nënave”, nuk do të jenë pjesëmarrëse në protestën e paralajmëruar për ditën e mërkurë. Kumanova u shpreh se thirrja e tyre për shkarkim të ministrit Jabllanoviq është e njëjtë dhe se vetëm shkarkimi i tij është rrugëdalja për dalje nga situata. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2015, ora 10:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori