Rama: Në çdo shkollë publike do të vendosim administatorë të energjisë

Kryeministri ka dalë në një komunikim live në rrjete sociale ku po u përgjigjet pyetjeve të qytetarëve. Rama është shprehur se kanë vendosur që të vendosen administrator energjitikë në shkollat publike.

“Ne kemi bërë planin për vendosjen e administratorit të energjisë në të gjitha sshkollat publike, ndërkohë ministrja e Arsimit ka përgatitur të gjitha direktivat për fikjen e dritave në shkolla”, tha Rama.

Kryeministri gjithashtu foli për faturat afrofe, ku tha se nuk ekzistojnë më në Shqipëri. Po ashtu u ndal te kapacitetet e podhimit të energjisë elektrike, ku tha pavarësisht se kemi shumë ujë, nuk kemi mundësi të plotësojmë nevojat, prandaj duhet të importohet.

“Faturat afrofe i përkasin të shkuarës, nuk ka më të tilla në Shqipëri. Ndërkohë ka fatura që vendosen sipas një mesatarja konsumi kur nuk mund të lexohet sahati.

Jemi vendi me burimet më të pasura të energjisë pas Norvegjisë në Europë. Por kjo nuk do të thotë se nëse kemi lumenj duhet të furnizojmë të gjithë Evropën, pasi vjen nga sistemi I energjisë përmes hidrocentraleve. Shqipëria, me kapacitete që ka, nuk prodhon më shumë se 75% të nevojave të saj, që do të thotë pjesa tjetër duhet të importohet”, tha Rama./albeu.com


Shtuar 1.10.2022 09:12