Thirrja: Mos dilni nga shtëpia gjatë këtyre orëve
Kosova do të ketë një mot të paqendrueshëm sot. Gjatë paradites pritet që të ketë diell dhe vapë me nivele të larta të rrezeve ultra-violetë sipas Institutit Hidrometeorologjik, ndërsa pasdite do të ketë shi dhe rrufe.

"Indeksi UV (rrezet ultraviolete) do të jetë i lartë, në vlerat e rrezikshmërisë, prandaj preferohet që nga ora 9-17 të mos jemi nën ndikimin e rrezeve direkt të diellit. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 32-35 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga verilindje shpejtësia e së cilës mund të arrijë deri 9m/s”"., - thuhet në njoftimin e institutit. /albeu.com/
Shtuar më 22/07/2017, ora 11:03

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori