Kreu i PSD-së Shpend
Ahmeti, i cili mban edhe postin e kryetarit të Prishtinës, ka marrë shkas nga deklaratat e Ambasadorit të SHBA-së në Prishtinë Greg
Delawie rreth bisedimeve me Serbinë për të shprehur gatishmërinë që ky subjekt t’i bashkëngjitet dialogut.
Delawie gjatë një interviste ka lënë të hapur mundësinë që në këto bisedime të flitet edhe për ndarjen e Kosovës, e kjo sipas Shpend Ahmetit është ndryshim fundamental i pozicionit
amerikan dhe një situatë e rrezikshme, prandaj sipas tij, për tij, partitë duhet t’i lënë inatet dhe të përfshihen në dialog.
Shpend
Ahmeti, Kryetari i Partisë Socialdemokrate, e cila muaj më parë u shkëput nga Lëvizja Vetëvendosje, ka dhënë alarmin. Ai po i sheh me rrezik të madh deklaratat jo të prera të
Delawie’s se çfarë do të diskutohet në dialogun Kosovë-Serbi.
Delawie nuk ka pranuar gjatë një interviste mbrëmë të thotë nëse ndarja ose shkëmbimi i territoreve do të jetë në tryezën e bisedimeve.
Zakonisht zyrtarë të SHBA-së në prononcimet e tyre thonë se Washingtoni respekton tërësinë territoriale të Kosovës dhe se nuk ka ndarje.
E mos pozicioni i qartë i diplomatit numër një
amerikan në Prishtinë, i ka mjaftuar Ahmetit që të tregohet I gatshëm për bisedime.
Madje
Ahmeti është shfaqur mjaftë alarmues, sikur të ishte vetë Hashim Thaçi, duke thënë se ky është një qëndrim I ri
amerikan dhe i rrezikshëm.
“Sipas Ambasadorit
Delawie çdo gjë në dialog është e diskutueshme, pra edhe ndarja edhe shkëmbimi edhe çdo opsion tjetër. Ky është ndryshim fundamental i qëndrimit
amerikan” ka shkruar
Ahmeti.
Kreu i PS-së ka sinjalizuar në këtë mënyrë përfshirjen në bisedime duke I kërkuar edhe partive tjera
opozitare ta bëjnë të njëjtën.
“Kosova po hyn në fazë të rrezikshme dhe tash më shumë se kurrë nevojitet ndërhyrja e Kuvendit dhe udhëheqja e dialogut nga Kuvendi. Thirrje posaçërisht subjekteve
opozitare të largohen nga inatet dhe të bashkohen për ta kontrolluar këtë proces. Në qoftë se të tjerët nuk kane vija të kuqe, ne duhet ti caktojmë ato, si për ekipin ashtu edhe për platformën dhe dialogun” ka shkruar
Ahmeti.
Shtuar më 20/07/2018,
ora 12:02