Mori 2.5 milion lekë për t’i bërë Tinën nuse Martin Çeços, flet motra e 18-vjeçares: Ja kur e kam takuar viktimën

Pika e lidhjes mes Martin Çeços dhe Martina Pajollarit, si edhe rrethanat e vdekjes së tij mbeten ende mister. Teksa në pranga kanë rënë 4 persona, mes tyre 18-vjeçarja me të cilin i riu kishte njohje në rrjetet sociale, persona të tjerë implikohen në ngjarje.

Bëhet fjalë për motrën e Martina Pajollarit, Borën dhe ish-bashkëshortin e saj, Xhoni Potkën (çifti u ndanë pasi Bora e braktisi Xhonin dhe dy fëmijët e tyre të mitur për të nisur një lidhje dashurie me shokun e tij të ngushtë Mikel Cycllarin pas kohë pas vrasjes së Martin Çeços).

Sipas babait të viktimës, Nevzat Çeços, djali i tij është takuar në një lokal me Xhoni Potkën dhe Borën për të diskutuar mbi mblesërinë. Ai deklaroi se Xhoni Potka i ka marrë djalit të tij, Martin Çeços një shumë prej 2.5 milionë lekësh që ti bënte Martina Pajollarin për nuse.

Gjatë një bisede telefonike të shkurtër për emisionin “Uniko”, Bora Potka (Pajollari) është shprehur se e ka takuar viktimën në Goskovë “për një nuse”, por pa dhënë detaje shtesë.

Ndërsa pranoi se përdorte Facebook e ish-partnerit të saj, Xhoni Potkës, dhe se ishte pikërisht ajo që kishte fshirë nga rrjeti social Martin Çeçon, pasi sipas saj i dërgonte ftesë të gjitha vajzave.

Intervista e plotë:

Mikel Cycllari: Ajo (Bora) ia ka hapur një Facebook

Libora Potka (Pajollari): Ia kam hapur se ajo (Tina) nuk dinte ta hapte, jo se kam hyrë, thjesht ia ka hapur

Mikel Cycllari: Vite më parë

Kush hyn tjetër në profilin e saj?

Libora Potka (Pajollari): Këtë nuk e di unë

Martin Çeçon e njihje ti Bora?

Libora Potka (Pajollari): Nuk e njihja, por njëherë më ka ardhur mua në Goskovë

Për çfarë?

Libora Potka (Pajollari): Nuk e di, për një nuse, me një nga Voskopi

Me Arterin?

Libora Potka (Pajollari): Me Arterin po, edhe kaq

Dy ditë pasi ai shton Tinën në Facebook, rezulton se Xhoni Potka e heq Martin Çeçon nga friend në Facebook

Libora Potka (Pajollari): E kam hequr unë atë nga Facebook, jo Xhoni

Po përse?

Libora Potka (Pajollari): Sepse ai filloi, po bënte… bëri Tinën, bëri të motrën e atij (Xhonit). Po i bënte me radhë e shikonte dhe po i bënte. I thashë unë hiqe se ky po bën njerëz. Shikonte çupa dhe po i bënte friends.

Motrën e kujt?

Libora Potka (Pajollari): Motrën e Xhonit. Dhe unë e hoqa dhe i thashë çfarë e donte atë, po ai me tha erdhi me Arterin për nuse

Tina thotë se unë kam hapur shumë profile Facebook se pasëordin e gjenin Xhoni Potka dhe Bora, e më hynin aty

Libora Potka (Pajollari): Nuk ka lidhje fare. Çfarë lidhje kisha unë të zbuloja FB-në e asaj. Asnjëherë nuk bëhet fjalë. Një gjë që nuk është e vërtetë, ku të dojë le të shkojë.

Madje Bora ka thënë se Xhoni Potka më futej tek profilet e mia në FB, mi hapte, mi kontrollonte

Libora Potka (Pajollari): Jo, fare. Ai nuk shikonte Facebook-n e tij, nuk dinte të hynte jo më të futej në Facebook-un e Tinës

Po kush ka hyrë në FB-në e saj?

Libora Potka (Pajollari): Atë nuk e di unë