Thirrja e Irinej: Serbë, kthehuni në Kosovë
​Patriarku serb Irinej u ka bërë thirrje të gjithë ish-banorëve të Kosovës të kthehen në shtëpitë e tyre.

"E dimë që jetojnë në rrethana të vështira, por Zoti do t’u japë atyre forcë të durojnë dhe i ftoj të gjithë ish-banorët e Kosovës të kthehen nëpër shtëpitë, tempujt dhe varrezat e tyre e të mbrojnë dhe ruajnë atë që e kanë trashëguar nga paraardhësit e tyre", ka thene ai.

Gjatë manifestimit të festës së Shën Stefanit në manastirin e Deçanit, kanë marrë pjesë drejtori i zyrës për Kosovën, Marko Gjuriç, zëvendës-kryeministri i Kosovës, Branimir Stojanoviç si dhe ministri për kthim dhe komunitete, Dalibor Jevtiç. /albeu.com/
Shtuar më 25/11/2015, ora 10:51

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori