Ë
shtë themeluar
Fondacioni për përkrahjen ligjore të ish-Kryetarit të Kuvendit të
Kosovës, Kadri
Veseli, që bashkë me të tjerë drejtues të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës po përballet në procesin gjyqësor pranë Dhomave të Specializuara me seli në Hagë.
Fondacioni me emrin "yPërkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”, siç thuhet në njoftimin për media, ë
shtë themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e
Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në mënyrë të mirë-organizuar dhe transparente nga ana e personave fizikë dhe juridikë – të cilët shprehin vullnetin dhe solidaritetin e tyre për të ndihmuar financiarisht, përmes donacioneve, mbrojtjen juridike të ish-Kryetarit
Veseli.
“
Fondacioni ë
shtë themeluar me iniciativën e z. Hysni
Veseli, familjar i afërt i ish-Kryetarit
Veseli, ndërsa ka edhe Bordin – që ë
shtë organi më i lartë qeverisës i organizatës dhe që ushtron përgjegjësinë e funksionimit të Fondacionit, si dhe menaxhimin e detyrave që lidhen me qëllimin dhe aktivitetet e Fondacionit, përfshirë edhe organizimin, sipas nevojës, edhe të auditimit të pavarur të pasqyrave financiare të organizatës.
Fondacioni do të shërbejë si një adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare e materiale për qëllimet e mbrojtjes së ish-Kryetarit
Veseli në mënyrë legale, transparente dhe profesionale", thuhet në njoftim.
Ky ë
shtë njoftimi i plotë i Fondacionit:
FONDACIONI "PËRKRAHJE PËR MBROJTJEN E KADRI VESELIT"
NJOFTIM
Me qëllim të ri-konfirmimit të qëndrimit dhe besimit të patundur që lufta e armatosur e qytetarëve të
Kosovës, e udhëhequr nga Ushtria Çlirimtare e
Kosovës, dhe e përkrahur nga forcat e NATO-së, ka qenë luftë e drejtë dhe e pastër për çlirimin e
Kosovës, pra luftë kundër forcave ushtarake, policore, paramilitare dhe administratës okupuese të Serbisë në
Kosovë;
Në konsideratë të njohës së sakrificës, angazhimit dhe kontributit të Ushtrisë Çlirimtare të
Kosovës (UÇK-së), të mbështetur nga NATO, e udhëhequr nga SHBA-të dhe aleatet e saj, të cilët ishin faktorë vendimtarë për sjelljen e lirisë dhe pavarësisë për popullin e
Kosovës;
Me synim që të mbrohet dhe zbardhet e vërteta në procesin gjyqësor të ish-Kryetarit të Kuvendit të Republikës së
Kosovës, Kadri
Veseli, që ka filluar pranë Dhomave të Specializuara me seli në Hagë;
Ju njoftojmë se për mbështetjen ligjore të ish-Kryetarit
Veseli ë
shtë themeluar
Fondacioni “Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit”.
Ky Fondacion ë
shtë themeluar me qëllim që të mbledhë fonde të ligjshme për ta mbështetur punën e mbrojtësve të specializuar të ekipit ligjor që ofron mbrojtën juridike për ish-Kryetarin
Veseli.
Fondacioni ë
shtë themeluar mbi bazën e kuadrit ligjor në fuqi në Republikën e
Kosovës dhe ka për qëllim grumbullimin e mjeteve financiare në mënyrë të mirë-organizuar dhe transparente nga ana e personave fizikë dhe juridikë – të cilët shprehin vullnetin dhe solidaritetin e tyre për të ndihmuar financiarisht, përmes donacioneve, mbrojtjen juridike të ish-Kryetarit
Veseli.
Fondacioni ë
shtë themeluar me iniciativën e z. Hysni
Veseli, familjar i afërt i ish-Kryetarit
Veseli, ndërsa ka edhe Bordin – që ë
shtë organi më i lartë qeverisës i organizatës dhe që ushtron përgjegjësinë e funksionimit të Fondacionit, si dhe menaxhimin e detyrave që lidhen me qëllimin dhe aktivitetet e Fondacionit, përfshirë edhe organizimin, sipas nevojës, edhe të auditimit të pavarur të pasqyrave financiare të organizatës.
Fondacioni do të shërbejë si një adresë e vetme për qëllimet e lartcekura dhe do të integrojë çdo ndihmë financiare e materiale për qëllimet e mbrojtjes së ish-Kryetarit
Veseli në mënyrë legale, transparente dhe profesionale.
Titullari i Llogarisë: Përkrahje për Mbrojtjen e Kadri Veselit
SWIFT CODE: EKOMXKPRXXX
Nr. Llogarisë: 1401000001728525
IBAN: XKO5/1401000001728525. /
Shtuar më 19/12/2020,
ora 11:16