Thellohet skandali, nxënësit transportonin birra për shefat e arsimit (FOTO LAJM)

Nxënësit bartin birra për mesuesit
Skandali i publikuar para disa ditësh nga disa portale, ku shihen nxënësit e shkollës fillore "Bajram Curri" duke transportuar birra për arsimtarët e tyre, tronditi gjithë opinionin në komunën e Malishevës dhe tanimë veç sa është thelluar edhe më shumë skandali, për shkak se nxënësit kishin bartur birra edhe për shefin e Arsimit në Malishevë Halim Hoti, zyrtarin e lartë për arsim Shefqet Kryeziu dhe drejtorin e shërbimeve publike Milazim Morina.

Të tre këta kanë qenë prezent në ketë aheng ku është përdorur alkooli brenda objektit të shkollës dhe kjo dëshmon se DKAE dhe kryetari i komunës Ragip Begaj ka qenë të involvuar në ketë skandal.

Kështu që iu bëjmë thirrje të gjithë organeve përgjegjëse që ti kontrollojnë të gjitha shkollat në komunën e Malishevës sepse aty në vazhdimësi përdoret alkooli dhe të marrin masa ndaj shkelësve të ligjit. /albeu.com/

Shtuar më 26/01/2016, ora 10:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori