Thellohet kriza politike në Kosovë
Pëlqej
Që pas zgjedhjeve të 8 qershorit, vendi ka hyrë në një krizë të thellë politike.

Janë formuar dy grupime politike, nga njëra anë blloku LDK-AAK-NISMA dhe nga ana tjetër PDK-ja.

Nga dita në ditë duket se qëndrimet mes dy blloqeve sa vijnë dhe bëhen më të thelluara.

Duke u nisur nga situata e rënduar, presidentja Atifete Jahjaga iu ka bërë thirrje deputetëve të gjejnë zgjidhje për situatën e krijuar.

“Ne sot kemi nevojë për krijimin më të shpejtë të institucioneve të vendit, dhe ju mbetet në përgjegjësi të deputetëve të Kuvendit, që të tregojnë gatishmërinë për të zgjidhur nyjet për funksionimin e institucionit për të cilin kanë marrë votat e qytetarëve të vendit, dhe kjo do të mundësojë miratimin e një numri ligjesh që do të ndihmojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar”, ka deklaruar Jahjaga.

Këto komente Presidentja Jahjaga i ka bërë në tryezën e organizuar nga Instituti i Drejtësisë për të diskutuar zbatimin e Planit të Veprimit për Rritjen e Efikasitetit të Sistemit Prokurorial për Luftimin e Korrupsionit./albeu.com/
Shtuar më 05/09/2014, ora 14:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori