The Telegraph: Ja çfarë problemi ka BE me vizat pak para vendimit për Kosovën
127 milionë qytetarët nga Turqia, Kosova, Ukraina dhe Gjeorgjia do të kenë mundësi që të përfitojnë nga liberalizimi i vizave.

Ndërkohë sipas një hulumtimi të bërë nga “The Telegraph” mund thjesht të zhduken sepse Bashkimi Evropian nuk ka një sistem për të zbuluar vizitorët që tejkalojnë kohën e qëndrimit në vendet e BE-së.

Komisioni Evropian pritet shumë shpejt të rekomandojë dhënien e të drejtave për të lëvizur pa viza për 75 milionë qytetarët e Turqisë, si pjesë e një marrëveshje mes BE-së dhe Ankarasë për të sistemuar emigrantët sirian.

Pritet që rekomandim për liberalizim të vizave të jepet edhe për 52 milionë qytetarë nga Ukraina, Kosova dhe Gjeorgjia në bazë të një kufizimi radikal për këto shtete, transmeton Insajderi.com.

BE ka planë që të vendos një numër të caktuar të qytetarëve që kërkojnë azil, e nëse ai numër tejkalohet BE të ketë të drejtë ta suspendoj liberalizimin e vizave.

Qytetarët e këtyre vendeve mund të qëndrojnë në zonën Shengen (që nuk përfshihet Britania) për 90 ditë si vizitë turistike ose 180 ditë për biznes.

BE-ja sipas gazetës britanike e ka pranuar se nuk ka një mënyrë sistematike që identifikon nëse qytetarët e këtyre vendeve e tejkalojnë qëndrimin e tyre në Evropë.

BE-ja pret që pas liberalizimit të vizave për këto shtete të pres mbi 250 mijë njerëz çdo vit si vizitor të vendeve evropiane.

Kjo për shkak se hyrja në zonën e lirë të udhëtimit Shengeen është ende e regjistruar vetëm me një vulë në pasaportë dhe asgjë me tepër.

Nuk ka asnjë bazë të dhënash të centralizuar që ndahet mes 26 vendeve të cilat kanë hyrë apo e kanë lënë zonën Shengen. Përderisa disa vende kanë të ruajtura bazat e të dhënave, qytetarët mund të lëvizin lirshëm nëpër Evropë duke shkuar nga një vend në vendin tjetër.

Bashkimi Evropian i ka thënë ‘The Telegraph” se është duke punuar në krijimin e një “super-kompjuteri” në të cilat do të hynë të gjitha të dhënat për hyrje-daljet e vizitorëve që nuk janë pjesë e Bashkimit Evropian.

Zyrtarët e BE-së kanë fajësuar qeveritë e ndryshme kombëtare që kanë bllokuar këtë projekt që ka nisur në vitin 2012.
Deri atëherë qytetarët që nuk janë banorë të Bashkimit Evropian por që mund të udhëtojnë në vendet e BE-së pa viza mund ta shkelin kohën e qëndrimit në ndonjë shtet evropian duke pasur pak fat në kufij të ndryshëm.

Ndërkohë media të ndryshme evropiane që kanë nisur të shtrojnë dilemat nëse liberalizimi i vizave për këto vende është gjë e duhur apo jo, pikërisht për shkak të mungesës së një forme specifike që do të mund ta rregullojë kohën e qëndrimit të qytetarëve që nuk janë pjesë të BE-së./Albeu.com/
Shtuar më 04/05/2016, ora 09:29

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori