Eriksen ka pesë oferta nga Anglia, Holanda dhe Danimarka

Christian Eriksen ka marrë pesë oferta nga klube nga Anglia, Holanda dhe Danimarka, raportojnë mediumet italiane.

Playmakeri danez ka ndërprerë kontratën e tij me Interin për shkak se nuk mund të luajë futboll profesionist me defibrilator në Serie A. Megjithatë, Eriksen tashmë është duke u stërvitur aktivisht dhe me siguri do të vazhdojë karrierën e tij.

Eriksen pati një atak në zemër gjatë Kampionatit Evropian, por tani është mirë dhe po stërvitet me ekipin e Odense.

Ai ka pesë oferta dhe së shpejti do të vendosë se ku do të vazhdojë karrierën.


Shtuar 31.12.2021 20:26