Pas votimit të mocionit për
rrëzimin e qeverisë, gazeta e njohur amerikane, "The New York Times", ka shkruar një artikull me titull "Koronavirusi ndihmon në
rrëzimin e qeverisë së Kosovës, me një ndihmë të vogël nga SHBA-ja".
Në këtë artikull shkruhet se kriza me koronavirusin kontribuoi për herë të parë në
rrëzimin e një qeverie nacionale të mërkurën pasi deputetët me shumicë votash votuan për të rrëzuar koalicionin
qeverisës së vendit, pas një
mosmarrëveshjeje politike të ndërlidhur
pjesërisht me pandeminë.
Sipas NYC, votimi I mocionit ishte
pjesërisht si rezultat i një
mosmarrëveshjeje të ditëve të fundit mes partisë së Kurtit dhe partnerëve të tij të koalicionit në lidhje me formën e kufizimit të qarkullimit të njerëzve si masë ndaj kundër përhapjes së koronavirusit.
Shtuar më 26/03/2020,
ora 08:51