The Independent: Donald Trump ndërton mure, Mitrovica i shemb
Gazeta e njohur britanike "The Independent", në një artikull të sajin ka shkruar për prishjen e murit në veri të Mitrovicës, duke e krahasuar atë me murin që presidenti i SHBA-ve Donald Trump, do të ndërtojë në kufi me Meksikën.

"Një mur betoni në Mitrovicë, qytetin verior të Kosovës, që ka provokuar tensione mes Kosovës dhe fqinjit të saj Serbisë, është rrëzuar pas një marrëveshje mes qeverisë dhe komunitetit minoritar serb në Kosovë, të lehtësuar nga Bashkimi Europian dhe Ambasada Amerikane në Kosovë", shkruan gazeta britanike.

Më tej, "The Independent" citon edhe kryeministrin Mustafa dhe shefen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, pas shembjes së murit, si dhe për trenin me mesazhe provokuese për Kosovën. /albeu.com/

.
Shtuar më 06/02/2017, ora 11:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori