The Guardian: E ardhmja e Kosovës, e pasigurt
“The Guardian Weekly”, gazetë simotër e të përditshmes prestigjioze, në numrin e saj më të ri i ka dedikuar një reportazh Kosovës. Ajo shkruan se Kosovën e pret një e ardhme e pasigurt në dekadën e dytë të shtetësisë.

“Kur përmendet Tony Blair, rrallë dëgjon lëvdata për të këto ditë – përveç, ndoshta, nëse je në Kosovë, ku rrugët dhe fëmijët mbajnë emrin e ish-kryeministrit britanik, në shenjë mirënjohjeje për rolin e tij në ndaljen e luftës së viteve 1998-99 në Kosovë, dhe në hapjen e rrugës për shpalljen e pavarësisë së shtetit”, shkruan javorja “The Guardian Weekly”.

Në numrin e saj më të ri, “The Guardian Weekly” shkruan se dhjetë vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, “dhe përkundër përpjekjeve të aleatëve të saj, Kosova mbetet në qorrsokak ndërkombëtar, e panjohur nga fqinji i saj verior, Serbia, përderisa Rusia dhe Kina pengojnë anëtarësimin e saj në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB)”.

Sipas saj, as festimet për 10-vjetorin e Pavarësisë fundjavën që lamë pas nuk kanë arritur të fshehin sfidat serioze të brendshme me të cilat përballet vendi.

“Teksa mosmarrëveshjet e brendshme, e madje edhe thashethemet për ndarje nuk po hiqen, fëmijën më të vogël të Ballkanit e pret një e ardhme e pasigurt”, ka parashikuar “The Guardian Weekly”, në një reportazh nga Prishtina. /albeu.com/
Shtuar më 20/02/2018, ora 19:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori