Rabiot – United, 2 milion euro mbajnë “peng” finalizimin e operacionit

Diferenca mes ofertës së Manchester United dhe kërkesës së Adrien Rabiot është 2 milion euro.

Nëna e lojtarit njëkohësisht edhe agjentja e tij nuk është treguar fleksibël për finalizimin e kësaj marrëveshjeje dhe gjithashtu “Djatë e Kuq” duket kanë vendosur të mos bëjnë hapa para për të kënaqur dëshirën e mefushorit francez.

Qëllimi i Rabiot dhe rrethit të tij është ky operacion të mbyllet në kohë dhe të marrin atë që dëshirojnë, pa përfshirë kartonin.

Juventusi nga kjo dalje do të përfitonte rreth 20 milion euro./albeu.com