"The Economist" kritikon idenë e "Shqipërisë së Madhe"
Pëlqej
Ideja e "Shqipërisë së Madhe", e quajtur kështu nga ndërkombëtarët ose siç njihet ndër shqiptarë "Shqipëria Natyrale" ka marrë një "goditje" nga një media prestigjoze botërore.

Në një analizë të ftohtë të hollësishme lidhur me Shqipërinë, "The Economist" vlerëson se raportet mes Shqipërisë dhe Kosovës janë intensifikuar në disa fusha, por se kritikon ashpër të gjithë ata që propagandojnë ide nacionaliste.

"Qeveria shqiptare eshte distancuar nga nacionalistët, nga ata që bëjnë thirrje për Shqipërinë e Madhe", thuhet në raport.

E përditshmja prestigjoze shkruan se në këtë drejtim, e majta që aktualisht është në qeveri është më e kontrolluar dhe më racionale, se sa ishte qeveria e djathtë.

"The Economist Intelligence Unit” shkruan më tej se Shqipëria mund të nisë negociatat për anëtarësim në BE për zgjerim nga fundi i vitit 2015-të. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2014, ora 10:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori