"The Economist": Klinton, asnjë mesazh Ballkanit
Hillary Clinton
Gazeta londineze “The Economist” vlerëson se është i domosdoshëm një presion i Perëndimit mbi liderët e Ballkanit, njofton Gazeta Start. "The Economist" komenton turin e Sekretares amerikane të Shtetit në Ballkan, duke theksuar se Hillari Klinton nuk pati asnjë “mesazh revolucionar”. Klinton konfirmoi angazhimin për fillimin e bisedimeve mes Prishtinës dhe Beogradidt, dhe kritikoi presidenti e RS-së, Mihorad Dodik sepse kërkon shkëputjen nga Bosnja.

Një pjesë e analistëve pyesin, përse Hillari Klinton erdhi deri këtu kur e kjo e gjitha që pati për të thënë. Sipas “The Economist”, përgjigja është se bota e jashtme duhet t'i nxisë serbët, shqiptarët dhe boshnjakët që të zgjidhin shumë probleme të tyre.

Një diplomat anonim i ka thënë gazetës se është e domosdoshme që të ushtrohet ende presion mbi liderët politikë të Ballkanit që të bien dakord që rajoni për disa vjet të mos rrëshqasë në një luftë të re.

Burimet diplomatike i kanë thënë gjithashtu gazetës "The Economist", se SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian po punojnë në formulimin e strategjisë së re për Bosnje-Hercegovinën për të zbatuar reformat që janë të nevojshme për përafrimin e mëtejshëm të saj drejt NATO-s dhe BE-së.
Shtuar më 15/10/2010, ora 13:15

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori