Thaçi, Veseli, Limaj e Ahmeti, pjesë e listës për sulmin ndaj Vllasit
Avokati mbrojtës i Murat Jasharit ka thënë se klienti i tij nuk ka pasur asnjë arsye që ta vriste avokatin, Azem Vllasi.

Në një interivistë për "Indeksonline", Emrush Kastrati avokati i Jasharit, ka thënë se në seancën paraprake do të tregohet e vërteta rreth ngjarjes së djeshme që ndodhi në Prishtinë ku mbeti i plagosur në krah Vllasi.

"Nuk ka qenë vrasje me paramendim, mirëpo do të deklarohemi gjatë seancën dëgjimore në përgjithësi", është shprehur ai.

Nga ana tjetër, gjatë ditës së djeshme Policia e Kosovës arrestoi Murat Jasharin, si të dyshuarin kryesor për sulmin ndaj avokatit Azem Vllasi si dhe një shtetas tjetër i cili dyshohet se është bashkëpunëtor i rij.

Mirëpo, cak i Jasharit i cili tashmë operon në tri shtete, nuk ishte vetëm Azem Vllasi.

Përkundrazi, "Zeri.info", nga burime të saj brenda AKI-së ka mësuar mbrëmë se në këtë listë të "tradhtarëve", përshiheshin edhe presidenti Hashim Thaçi, kryeparlamentari Kadri Veseli, lideri i "Nismës", Fatmir Limaj dhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti.

Tërë këto figura janë përfshirë në këtë listë, pasi që Jashari bashkë me grupin e tij, i ka cilësuar si "tradhëtarë të kombit".

Ndryshe, gjatë ditës së djeshme, "Zeri.info" raportoi se atentatori i Vllasit është vëllai i Ismet Jasharit, i njohur si komandant "Kumanova" dhe i ish-depuetetit të BDI-së, Xhemajl Jashari. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2017, ora 11:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori