Thaçi: Treni të ndalet menjëherë, përgjegjësia e Mustafës dhe Veselit
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, i pyetur të premten në Info Magazine të Klan Kosovës është treguar i tërthorët në përgjigjen e tij, por ka shprehur besimin se Mustafa e Veseli janë të njoftuar me rrethanat dhe do të marrin vendimet e duhura.

“Çështja e trenit duhet të shikohet plotësisht në përputhshmëri me realitet atje që janë dhe me normën dhe standardet ndërkombëtare, kështu që unë kam besim të plotë që edhe kryeparlamentari, Veseli edhe kryeministri Mustafa kanë diskutuar me autoritetet ndërkombëtare këto ditë dhe janë në krye të përgjegjësive të tyre, janë duke i përcjellur nga afër dhe do të ndodhin vendimet e duhura në kohën e duhur”, ka Thënë, pos tjerash, Thaçi.

Presidenti ka qenë i vetmi po ashtu që ka shkruar edhe një status në Facebook për këtë çështje.

“Kosova respekton lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave. Por, hyrja e një treni të mbështjellë me afishe nacionaliste nga Serbia, të cilat janë në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, është krejtësisht e papranueshme”, ka shkruar Thaçi.
“Për më tepër, në këtë tren ka udhëtarë dhe zyrtarë të lartë të Serbisë të cilët nuk kanë leje për të hyrë në Kosovë sipas procedurave në fuqi”.

“Prandaj, çfarëdo që është ilegale dhe cenon sovranitetin shtetëror të Kosovës, duhet të parandalohet. Ky tren është provokim i radhës dhe autoritetet e Kosovës duhet t’i ndërmarrin veprimet e nevojshme ligjore për ndaljen e menjëhershme të tij”./albeu.com/
Shtuar më 14/01/2017, ora 15:14

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori