Presidenti i
Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiç, kanë zhvilluar një bisedë
telefonike mëngjesin e sotëm, ku kanë folur për nevojën e uljes së
tensioneve dhe "zgjidhjen e çështjeve të hapura me dialog dhe në interes të të gjitha palëve".
Zyrtarë të Presidencës së
Kosovës thënë për "Radion Evropa e Lirë" se biseda
telefonike mes Thaçit e Vuçiçit u zhvillua të mërkurën në mëngjes, në prag të një takimi të dytë në Bruksel, në nivel të lartë politik.
Ky takim ka ardhur me lehtësimin e shefes për politikë të jashtme dhe siguri, Federica Mogherini.
Biseda
telefonike e presidentit të
Kosovës dhe kryeministrit të Serbisë është e dyta brenda pak ditësh dhe thuhet se është zhvilluar me "qëllim të uljes së
tensioneve të ngritura në javët e fundit" që ngritën një "luftë fjalësh" mes palësh.
Shtuar më 01/02/2017,
ora 09:52