Thaçi takon Mogherinin: Brukseli pret që të përmbushet kushti i fundit për viza
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Federica Mogherini, në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynihut.

Lidhur me me liberalizimin e vizave, Thaçi ka deklaruar se Brukseli tani pretKosova ta përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi.

“Në kuadër të Konferencës së Sigurisë së Mynihut takova edhe Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, zonjën Mogherini, me të cilën biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor. U pajtuam se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në politikë, ekonomi dhe sundim të ligjit, ndërsa në rajon është promovuese e paqes dhe dialogut. Për çështjen konkrete të liberalizimit të vizave, Brukseli tani pretKosova të përmbushë edhe kushtin e fundit, atë të ratifikimit të demarkacionit me Malin e Zi, që kosovarët të mund të udhëtojnë pa viza në zonën Shengen”, ka shkruar presidenti Thaçi në Facebook./Albeu.com/

Shtuar më 17/02/2017, ora 19:43

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 

"Lumturi dhe krenari, mes arbëreshevë që ruajtën gjuhën dhe kulturën për më shumë se 5 shekuj dhe me fëmijë Të mrekulluëshëm!" {Lorik Cana}