Thaçi takon Engel: I bëjmë thirrje Francës të kthejë Haradinajn në Kosovë
Presidenti nga Kosova Hashim Thaçi ka takuar kongresmenin amerikan, Eliot Engel në SHBA , me të cilin ka dalë në një deklaratë të përbashkët.

Ja ç'shkruan Thaçi në rrjetet sociale:

"Sapo takova mikun e madh të Kosovës dhe një nga kongresmenët kryesorë amerikanë, Eliot Engel. E lëshuam këtë deklaratë të përbashkët:
Ne besojmë se abuzimi nga ana e Serbisë me sistemin e “Njoftimit të Kuq” të Interpolit që ka çuar në arrestimin e Ramush Haradinajt është skandaloz. Ne i bëjmë thirrje Francës që urgjentisht ta procesojë rastin dhe ta kthejë atë në vendin e tij në Kosovë sa më parë.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian duhet të mbajnë Serbinë përgjegjëse për shpërdorim të Interpolit nga ana e saj. Procesi i anëtarësimit të Serbisë në BE duhet të ndalet deri në momentin kur Serbia vazhdon me obligimin e saj për të normalizuar marrëdhëniet me Kosovën.

Gjithashtu, Shtetet e Bashkuara duhet t’ia bëjnë me dije Beogradit se marrëdhëniet dypalëshe do të dëmtohen nëse Serbia nuk i kthehet rrugës konstruktive."/Albeu.com/
Shtuar më 11/01/2017, ora 08:00

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori