Thaçi takohet me sekretarin Stoltenberg: Kosova, e gatshme të avancojë marrëdhëniet me NATO-n
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar sot mer Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.

Ata kanë biseduar për avancimin e marrëdhënieve mes institucioneve të Kosovës dhe NATO-s.

"Kosova e vlerëson shumë rolin tuaj dhe gatishmërinë e shprehur për të krijuar një bazë për rritjen e bashkëpunimit tonë. Shteti ynë mbetet i përkushtuar për avancimin e marrëdhënieve me NATO-n, si në rrafshin politik, ashtu edhe praktik", u shpreh presidenti Thaçi, i cili shtoi se "aspirata e vetme e Kosovës mbetet anëtarësimi në BE dhe NATO".

Presidenti Thaçi dhe sekretari Stoltenberg kanë biseduar edhe për angazhimin e autoriteteve kosovare në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit fetar, për Forcën e Sigurisë së Kosovës, por edhe për dialogun me Serbinë dhe raportet fqinjësore me shtetet e Ballkanit Perëndimor. /albeu.com/
Shtuar më 03/02/2017, ora 14:32

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori