Thaçi: Sot është afati i fundit i rrënimit të murit në veri
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se sot është dita e fundit e afatit për rrënimin e muritveri, e vendosur me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe ky afat sipas tij duhet të respektohet me përpikëri.

Presidenti i bëri këto komente para shtatores së Zahir Pajazitit në Prishtinë në 20 vjetorin e rënies së dëshmorit.

Thaçi tha se sot në 20 vjetorin e rënies së Zahiri Pajazitit po nderojnë atë dhe përpjekjet e tij për lirinë e Kosovës.

Duke folur për zhvillimet në vend Thaçi tha se janë të vetëdijshëm se sot është dita e fundit e afatit për rrënimin e muritveri që është vendosur me Rezolutën e Kuvendit të Kosovës dhe ky afat sipas tij duhet të respektohet me përpikëri.

Thaçi tha sot se vendosja e muritveri të vendit është çështje e brendshme e Kosovës dhe për këtë nuk do të diskutohet me autoritetet e Beogradit. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2017, ora 10:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori