Thaçi për World Street Journal: Serbia nuk bëhet lidere në rajon me aeroplan rus (FOTO LAJM)

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një interviste për prestigjiozen amerikane "The Wall Street Journal", pretendimet e Serbisë për t'u bërë lidere në rajon, janë të gabuara.

"Sidomos nëse ky pretendim përfshin avionët rusë", ka thënë Thaçi.

Gazeta amerikane shkruan se shteti më i ri i Evropës, vuan nga disa plagë të dukshme nga gjakderdhjet etnike që pasuan shpërbërjen e Jugosllavisë dhe që detyruan administratën e Klintonit dhe NATO-n që ta bombardojë Serbinë në vitin 1999, derisa Sllobodan Milloshevici ndaloi me shtypjen e shqiptarëve dhe largimin e tij nga Kosova.

"Kjo është arsyeja pse Serbia i ka humbur të gjitha luftërat që i kishte filluar", ka thënë Thaçi.

Thaçi ka thënë gjithashtu se është punë e Beogradit "nëse ata duan të bëhen një bazë e Rusisë në Ballkanin Perëndimor, por mendoj se qytetarët e Serbisë duan një perspektivë evropiane, e jo të jenë një faktor destabilizues në rajon, ashtu siç ishin më parë".

Në fund të intervistës, Thaçi ka thënë se Kosova dhe Serbia janë në një proces të normalizimit të marrëdhënieve dhe se kjo e fundit do ta njohë së shpejti Kosovën. /albeu.com/
Shtuar më 24/02/2017, ora 16:37

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori