Thaçi: Po të duan, ndërkombëtarët e bindin për 5 minuta Beogradin
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për "Zëri"-in, ka thënë se ndërkombëtarët , po ta duan formimin e Ushtrisë së Kosovës, mund ta bindin në 5 minuta Beogradin.

"Beogradi po e mban peng Kosovën dhe është i pajustifikueshëm ngurrimi i bashkësisë ndërkombëtare t'i bindin serbët e Kosovës që ta ndryshojnë mandatin e FSK-së përmes ndryshimeve kushtetuese", ka thënë Thaçi, duke shtuar se nëse bashkësia ndërkombëtare nuk mund t'i bindë serbët që të votohen ndryshimet kushtetuese, atëherë Kosova do të shkojë përmes projektligjit dhe do ta ketë ushtrinë e vet.

Thaçi ka thënë se janë në koordinim me Qeverinë për Projektligjin dhe brenda afatit ligjor ajo pritet të shkojë në Kuvend.

Presidenti i Kosovës ka konfirmuar edhe një herë se krijimi i ushtrisë është "rrugë pa kthim". /albeu.com/

Shtuar më 20/03/2017, ora 09:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori