Thaçi: Po humbim mbështetjen e ndërkombëtarëve
Hashim Thaçi ka reaguar menjëherë pas tërheqjes së Demarkacionit nga rendi i ditës në Kuvendin e Kosovës, duke thënë se Kosova po humbet mbështetjen e ndërkombëtarëve.

"Me këto zvarritje, partnerëve tanë ndërkombëtarë po ua heqim argumentet që të na mbështesin në arritjen e qëllimeve dhe të interesave tona madhore.

Rrethanat që po krijojnë zvarritjen e mëtutjeshme të implementimit të agjendës shtetërore të marrëveshjeve ndërkombëtare paraqesin shqetësim serioz për qytetarët e Kosovës dhe për partnerët tanë euroatlantikë", ka thënë presidenti Thaçi. /albeu.com/
Shtuar më 01/09/2016, ora 16:53

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori