Thaçi: Pa shërimin e të kaluarës, nuk mund të ndërtohet e ardhmja
Gjatë takimit të dytë konsultativ të Komisionit për Pajtimin dhe të Vërtetën, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, tha se ende ka një hendek mes komuniteteve në Kosovë.

Thaçi theksoi se shoqëria nuk mund ta ndërtojë të ardhme më të mirë nëse mbetet peng i së kaluarës, dhe se takimi me familjarët e të pagjeturve të të gjitha komuniteteve ka qenë takim i rëndësishëm për të, duke thënë se ka insistuar që çështja e të pagjeturve të ngritët edhe në takimet në Bruksel.

Kreu i shtetit tha se synimi i këtij komisioni është e vërteta, e cila shëron shoqëritë nga hakmarrja dhe urrejtja.

Thaçi tha se komisioni nuk është zëvendësim i drejtësisë por mund ta ndihmojë drejtësinë dhe ndëshkimin e krimit. Ai tha se e vërteta do të zbulohet për të gjithë sado e hidhur mund të jetë ajo, transmeton "Telegrafi". /albeu.com/
Shtuar më 01/03/2017, ora 10:24

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori