Thaçi nderon shtatoren e Adem Jasharit, pritet me protesta
Një grup të rinjsh janë përpjekur të tërheqin vëmendjen nga ceremonia e zhvilluar para shtatores së Adem Jasharit në Tiranë, ku presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i shoqëruar nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, vendosën kurora me lule.

Gjatë ceremonisë, një grup i vogël të rinjsh qëndronin para shtatores duke mbajtur pankarta në të cilat shkruhej: "Kosova është Shqipëri", "Tradhtia i paraprin korrupsionit" dhe "Kufiri mes nesh është Jugosllavia".

Mësohet se të rinjtë ishin përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje, të cilët kanë fishkëllyer për të zhvendosur vëmendjen nga ceremonia. /albeu.com/

Shtuar më 04/10/2016, ora 11:46

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori