Udhëheqësit botërorë dënojnë sulmin rus në centralin bërthamor: Rusia po rrezikon sigurinë e Europës

Udhëheqësit botërorë po akuzojnë Rusinë se po rrezikon sigurinë e një kontinenti të tërë pasi forcat e saj sulmuan një termocentral bërthamor dhe ndezën një zjarr.

Zjarri shpërtheu në centralin bërthamor të Zaporizhzhia, më i madhi në Evropë, pasi u sulmua nga Rusia.

Shërbimet e Urgjencës të Ukrainës arritën të shuanin zjarrin, i cili shpërtheu në një ndërtesë jashtë perimetrit të uzinës, por autoritetet thonë se trupat ruse kanë kapur centralin.

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Jonson tha se sulmi “i pamatur” i Rusisë mund të “kërcënojë drejtpërdrejt sigurinë e të gjithë Evropës”.

Presidenti i SHBA Joe Biden i kërkoi Moskës të ndalojë aktivitetet e saj ushtarake rreth zonës, ndërsa kryeministri kanadez Justin Trudeau tha se “sulmet e tmerrshme” nga Rusia “duhet të pushojnë menjëherë”.

Kujtojmë se sot Ukraina tha se tashmë forcat ruse kanë marrë kontrollin e termocentralit bërthamor, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky u ka bërë thirrje liderëve të botës “të zgjohen” pasi shpërthimi i termocentralit mund të sjellë një katastrofë./albeu.com