Thaçi ia bën të qartë serbëve: Serbia nuk ka prona në Kosovë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, gjatë një debati me gazetarët serbë dhe shoqërinë civile në Çagllavicë, ka thënë se Serbia nuk ka prona në Kosovë dhe se qytetarët serbë duhet ta dinë këtë gjë.

Thaçi gjatë këtij debati ka folur edhe për Ushtrinë e Kosovës, ku tha se formimi i saj do të bëhet dhe se Beogradi po e pengon Listën Serbe ta votojë atë, duke shtuar se kjo listë duhet të kthehet për të punuar për të mirën e qytetrëbe dhe për themelimin e Asociacionit të komunave serbe.

Presidenti Thaçi foli gjithashtu edhe për kthimin e serbëve në Kosovë, për të cilën tha se mbështet plotësisht kthimin e qytetarëve në shtëpitë e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2017, ora 12:05

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori