Thaçi fton Aleksandër Vuçiçin për të bërë ski në Kosovë (FOTO LAJM)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, i cili ishte ditën e djeshme në Brezovicë, ku pos takimeve me zyrtarë të qendrës së skijimit, shijoi edhe vetë kënaqësinë e këtij sporti.

Por, i pyetur nga mediat serbe për vizitën e djeshme në Brezovicë, ku shumica e banorëve janë serbe lokalë, Thaçi tha se ka ardhur koha për urat e bashkëpunimit dhe jo për muret e ndarjes.

"Duhet të punojmë me të gjitha komunitetet në Kosovë për zhvillim ekonomik dhe për vende të reja të punës. Ky është prioritet mbi prioritetet, e jo bërja e politikës dhe retorika ballkanike e nxitjes së luftërave", ka thënë presidenti për "Danas".

Thaçi ka ftuar edhe kryeministrin serb Vuçiç, që të vijë si turist në Brezovicë.

"Kur të forcohen themelet e urave të reja, do të jetë kënaqësia ime nëse kryeministri Vuçiq do të vijë për skijim në Brezovicë dhe së bashku në këtë mënyrë t’i përçojmë mesazhet e paqes", ka thënë Thaçi. /albeu.com/

Shtuar më 07/02/2017, ora 10:11

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori