Teuta Haxhiu, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka deklaruar se presidenti Hashim
Thaçi dhe kryeministri Isa Mustafa, kanë analizuar të gjitha marrëveshjet e arritura, para se të shkojnë në
Bruksel për raundin e ri të bisedimeve.
“Opozita ka ngrit zërin për mënyrën si po bisedohet në
Bruksel, shkuarja e Thaçit dhe Mustafës tregon se ata nuk janë të interesuar për të analizuar marrëveshjet dhe të ngitet zëri dhe t’i tregohet Brukselit se nuk mund të shkojmë në pafundësi në bisedime sepse dëmet janë të mëdha”.
“Ata në
Bruksel kanë shkuar
vetëm për interesat e tyre personale”.
“Pasi
Thaçi dhe Mustafa kanë shkuar në
Bruksel, druaj se është një fillim edhe më i keq i dialogut me Serbinë. Dyshoj në shkuarjen e tyre dhe rezultatet që mund të vijnë”.
“Duhet të kërkohet që Kosova të hiqet nga Kushtetuta e Serbisë, pra Qeveria duhet të ketë objektiva të qarta në këtë dialog”.
“Synimin e Serbisë e dimë por kemi parë se muajt e fundit, situata është ashpërsuar”.
“Ngjarjet e fundit, muri apo edhe ndalja e Haradinaj në Francë tregojnë për tensione në rritje e jo që Serbia ka ndërruar qasje por përkundrazi”.
Haxhiu në Info Magazine më tutje ka thënë se nuk beson në respektimin e rezulutës së Kuvendit për rrëzimin e murit në veri të Mitrovicës.
“Nuk besoj në respektimin e rezolutës për rrëzimin e murit sepse kemi argumente të shumta që nuk janë respektuar rezolutat, përfshirë edhe atë për çështjen e të pagjeturve”.
“Kosova ka qenë
vetëm agjendë e shtetit serb për tu integruar në BE. Ne nuk e shohim se është ngritur niveli i bisedimeve, akoma më keq që ka shkuar presidenti e jo kur ishte Tahiri se ajo ishte
vetëm ministre”./Albeu.com/
Shtuar më 25/01/2017,
ora 19:15