Thaçi: Dialogu me Serbinë ka dhënë rezultate
Presidenti Hashim Thaçi, gjatë ditës së sotme është takuar me një grup të përfaqësuesve të “Atlantic Council” nga Uashingtoni, të kryesuar nga Damon Ëilson dhe Sarah Bedenbaugh.

Presidenti ka folur për sukseset, që sipas tij, janë bërë në reformat politike dhe ekonomike në vend.

Ai gjithashtu ka folur për rolin konstruktiv të Kosovës në rajon dhe raportet e mira që, siç thotë ai, ka ndërtuar Kosova me shtetet fqinje.

“Dialogu me Serbinë i ka sfidat e veta, por ne kemi edhe të arritura prej tij”, është shprehur presidenti Thaçi.

Delegacioni i “Atlantic Council” ka thënë se kapitulli i Ballkanit Perëndimor nuk është mbyllur ende.

Sipas tyre, pa anëtarësim të plotë në BE nuk mbyllet ky kapitull, prandaj duhet pasur një angazhim strategjik nga të gjitha palët.
Presidenti Thaçi ka theksuar se marrëdhëniet speciale që ka Kosova me Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë thelbësore për paqen dhe sigurinë në rajon.

“Garancë e këtij stabiliteti është anëtarësimi i tërë rajonit në NATO dhe BE”, ka shtuar presidenti Thaçi./Albeu.com/

Shtuar më 03/02/2017, ora 18:07

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori