E FUNDIT/ Shkon në 539 numri i të infektuarve, Shkodra një vatër infeksioni

Gjatë 24 orëvë të fundit ISHP ka konstatuar 21 raste të reja me koronavirus duke e çuar në 539 numrin total të të prekurve. Gjatë 24 orëve të fundit në hartën e koronavirusit është futur edhe Laçi me dy raste.

Shkodra konsiderohet si vatra më problematike për koronavirusin sot në Shqipëri krahas Tiranës. Rastet në qytetin veri-perëndimor janë rritur ndjeshëm gjatë dy javëve të fundit. Shkodra tani numëron 94 raste, ndërsa është rritur ndjeshëm edhe Kruja duke shkuar në 11 raste.

Në shërbimin infektiv aktualisht janë 35 të shtruar. 7 pacientë janë në terapi intensive. Në spitalin COVID 2 “Shefqet Ndroqi”, janë 8 pacientë të shtruar. 4 pacientë janë në reanimacion të intubuar, ndërsa 4 prej tyre janë në pavion. Në dy spitalet COVID aktualisht po marrin shërbim 43 pacientë.


Shtuar 17.04.2020 09:21